×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata dënon me 500 euro gjobë personin që kishte sulmuar dhe lënduar Visar Dërmakun i njohur si “Gani Gërmia”

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 15:17

    Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, e ka dënuar me 500 euro gjobë, Rigzon Kosumin, i akuzuar për lëndim të lehtë trupor, të Visar Dërmakut, i njohur me emrin artistik si “Gani Gërmia”.


    Po ashtu, i akuzuari Kosumi obligohet të paguaj edhe paushallin gjyqësor prej 20 euro, si dhe 30 euro për kompensimin e viktimave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Aktgjykimin ndaj tij është shpallur të mërkurën, nga gjykatësi Sadri Krasniqi. Sipas gjykatësit Krasniqi, është vërtetuar se i akuzuari Kosumi e ka kryer veprën penale me të cilën ngarokohet.

     

    Gjykatësi Krasniqi ka thënë se palët kanë të drejtën e ankesës në afatin ligjor në Gjykatën e Apelit.Prokuroria Themelore në Gjilan, më 21 gusht 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Rigzon Kosumit, me arsyetimin se ai më 10 gusht 2019, rreth orës 01:15, në Kamenicë, afër lokalit “Gorenje”, me dashje e ka lënduar të dëmtuarin Visar Dërmaku dhe i ka shkaktuar pëngesa të përkohshme për shëndetin.

    Bazuar në aktin akuzues, pas një zënke verbale, i akuzari së pari e ka goditur në këmbë-gju, në pjesën e kokës dhe fytyrës, dhe kur i dëmtuari është rrëzuar ai ka vazhduar duke e goditur disa herëmë grushta në pjesën e kokës dhe fytyrës, duke i shkaktuar lëndime të lëndime të lehta trupore në formë të ndrydhjeve të kokës dhe hundës, me psoja të përkohshme për shëndetin.

    Me ketë, Rigzon Kosumi akuzohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 të Kodit Penal të Repubikës së Kosovës (KPRK).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!