Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Pejës që i kishte shpallur fajtorë pjesëtarët e grupit të përbërë prej katër personave, nën akuzën për vrasjen e të ndjerit Ferdinand Gjini.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës se Pejës, Tringa Zhuti.
“Gjykata e Apelit në Prishtinë e ka vërtetuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë për vrasjen e Ferdinand Gjinit”, ka thënë Zhuti për Reporteri.net.
Kujtojmë se Gjykata e Pejës me 21 nëntor të vitit 2019 kishte shpallur fajtorë pjesëtarët e grupit të përberë prej katër personave, nën akuzën për vrasjen e të ndjerit Ferdinand Gjini.
I akuzuari Bekim Raja që akuzohej se e porositi vrasjen me pagese të Gjinit ishte dënuar me 15 vjet burgim, i akuzuari Avni Sinanaj me 9 vjet burgim, e Murat Sinanaj me 19 vjet burgim, ndërsa i akuzuari Gjon Pnishi i cili ka bashkëpunuar me prokurorinë u dënua nga Gjykata e Pejës me 6 vjet burgim.
Gjykata e Pejës me parë e kishte shpallur fajtor Gjon Pnishin për këte vrasje duke e dënuar me 18 vite burgim.
Pas këtij dënimi, Pnishi ka bashkëpunuar me Prokurorinë në lidhje me vrasjen e Ferdinand Gjinit, duke dhënë emrat e të akuzuarve të tjerë, për çka edhe Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim, në shkurt të vitit 2017. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.