Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur sot seancën e parë gjyqësore online.
Siç njofton kjo gjykatë, seanca kishte të bënte me një rast të shkurorëzimit dhe u mbajt nga gjyqtari Gëzim Shehu.
“Me fillimin e organizimit të proceseve të gjykimeve në distancë duke përdorur teknologjinë e video konferencave, qëndrueshmëria dhe vullneti i gjykatave të Kosovës ka gjetur zgjidhje inovative për ruajtjen e efikasitetit dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Seanca u mbajt nga gjyqtari Gëzim Shehu, lëndë civile – shkurorëzim”, thuhet në njoftim.
Kjo seancë u mbajt me mbështetjen e programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (USAID/JSSP). /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.