×
  • Lajme
  • Lajme

    30 ditë paraburgim ndaj zyrtarëve policorë për rastin “Karaçeva”

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 16:22

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve N. S., N. K. dhe F. K.


    Përmes një komunikate për medie, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policorë, gjatë muajit Dhjetor 2019, në zonën e fshatrave të brezit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në mënyrë të vazhdueshme, kanë ndihmuar, fshehur dhe nuk kanë penguar kryerjen e veprave penale, ashtu që personave të ndryshëm i’u kanë mundësuar kontrabandimin e mallrave, të cilët kanë kaluar vijën kufitare duke shmangur kontrollin doganor.

    “Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “kontrabandimi me mallra” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale ka caktuar masën e paraburgimit, duke konsideruar se të njëjtit po të gjendet në liri do të asgjësonin apo dëmtonin provat materiale”, thuhet në komunikatë.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

    Ndërkohë, Gazeta Online “Reporteri”, ka mësuar se tre zyrtarët e Policisë që janë arrestuar janë Fitim Kryeziu, Naim Selishta dhe Naim Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!