×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata kthen në punë Nazim Sahitin, njeriun që rrahu ish-drejtorin e PTK-së

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 16:41

    Gjykata e Apelit ka kthyer në postin e drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahitin, pas degradimit që i ishte bërë në tetor të vitit 2018, duke e transferuar në pozitën e zyrtarit të Departamentit për Kufij.


    Atë kohë, ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, e pati arsyetuar ndryshimin pas “përfoljeve” se kjo drejtori është zhytur në krim e korrupsion. Sahiti në atë kohë ishte përfshirë edhe në rrahjen e ish-drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa.

    Sahiti pati dërguar rastin në Gjykatën Themelore që i dha të drejtë, por Policia nuk e kishte kthyer në detyrë pasi ishte ankuar në Gjykatën e Apelit. Së fundmi, Apeli ka vendosur në anën e Sahitit.

    Sipas aktgjykimit, është aprovuar si e bazuar ankesa e Sahitit dhe është anuluar vendimi i Policisë, që është cilësuar si i kundërligjshëm.

    Policia është detyruar ta kthejë Sahitin në pozitë dhe që t’ia paguajë diferencën e pagës dhe beneficionet prej 761 euro të pagës neto, dhe detyrohet t’ia paguajë 86 euro në trust, e rreth 60 euro në Administratën Tatimore të Kosovës, me kamatë 8 për qind për shtatë ditë nga marrja e aktgjykimit, nën kërcënim të përmbarimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!