×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Kushtetuese ka uruar të gjithë liderët për zgjedhje nëpër pozita – Kurtin edhe më 2020

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 17:43

    Një urim që sot është dërguar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti, ka nxitur reagime.


    Është edhe subjekti politik opozitar, Lidhja Demokratike e cila këtë veprim e ka quajtur afërsi të paprecedent të Kushtetueses.

    Por, Klan Kosova ka siguruar dokumentet, në të cilat dëshmohet se nga kjo gjykatë janë dërguar urime edhe në të kaluarën, përfshirë edhe për zgjedhjen e Isa Mustafës, Kryeministër i Kosovës.

    Urime në drejtim të krerëve institucionalë kanë shkuar sa këtë gjykatë e ka drejtuar Enver Hasani dhe më pastaj edhe Arta Rama-Hajrizi. Kjo duket nga dokumentet e publikuara nga Klan Kosova.

    Këto janë dokumentet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!