×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim për babain që rrahu vajzën e tij në Prizren

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 11:42

    Gjykata e Prizrenit i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit që dyshohet se rrahu vajzën e tij.


    “Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me iniciale A.B. nga fshati Korishë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor”, njofton gjykata.

    Sipas njoftimit masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 09.08.2019, nga ora 02:45, dhe do të zgjasë deri më datën 08.09.2019.

    “Më datë 09.08.2019, rreth orës 01.05, në fshatin Korishë – Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e tyre familjare, i pandehuri me iniciale A.B. kryen dhunë ose keqtrajtim fizik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare, saktësisht ndaj të dëmtuarës – vajzës së tij. Pas një mosmarrëveshje familjare e sulmon fizikisht të dëmtuarën, ku edhe i shkakton lëndime trupore, lëndime këto të përshkruar në raportin mjekësor. Pasi që kryerësi i kësaj vepre penale ka të regjistruar edhe incidente kriminale të kësaj natyre, tregon rrezikun e përsëritjes së veprës penale, andaj gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!