×
  • Lajme
  • Show Time
  • Lajme

    Vjedhja e Rolex-it, Gjykata merr vendim për mosekstradimin e burrit të Arta Bajramit

    Reporteri
    19 Prill 2023 | 14:55

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që të mos lejoj ekstradimin e bashkëshortit të këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajrami, Xhemail Sekiraqës.

    Sekiraqa ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për grabitjen e një ore “Rolex”, në Bahrein.

    Lajmin për këtë vendim të Gjykatës ka konfirmuar për Gazetën online Reporteri.net, avokati i Sekiraqës, Tahir Rrecaj.

    Ai tha se arsyeja e mos lejimit të ekstradimit janë arsyet ligjore mes Kosovës dhe Kuvajtit.

    “Nga Gjykata e Kuvajtit është dënuar me 10 vjet burg dhe punë të detyrushme. Nuk është lejuar ekstradimi për shkak se nuk plotësohen kushtet nuk kemi marrëveshje me shtetin e Kuvajtit, nuk është lejuar, është e saktë”, tha avokati Rrecaj për Reporteri.net.

    Sekiraqa ishte arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku sipas policisë i njëjti po kërkohej në nivel kombëtar e ndërkombëtar dhe ishte i dënuar me 10 vite burgim.

    Gjykata Themelore në Prishtinë më pas ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji Xhemajl Sekiraqës.

    Kuvajti kërkon ekstradimin e burrit të Arta Bajramit, i dyshuar për “grabitje”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!