Kosovarit Nezir Mehmetaj i cili u ndalua nga autoritetet serbe që nga e premtja, sot i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Jetlir Zyberaj këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli.
“Po është e vërtetë që Nezir Mehmetajt i është shqiptuar masa 30 ditë paraburgim”, ka deklaruar Zybyeraj për Reporteri.net, ndërsa ka bërë të ditur se do ta lëshojnë dhe një kumtesë për rastin në fjalë.
Lidhur me këtë kanë reaguar edhe familjarët. Përmes një thirrje publike familjarët kanë apeluar tek institucionet përkatëse që të marrin më seriozisht këtë çështje, që ai të lirohet sa më parë.
“Vllaun tonë dhe vllaun tuaj sot gjykata e Serbisë e ka dënuar me 30 ditë paraburgim, apelojmë të institucionet përkatëse që ta marrin seriozisht këtë çështje që ai të lirohet sa me parë!”, thuhet në apelin e familjes Mehmetaj.
Mehmetaj i cili udhëtoi drejt Serbisë për arsye shëndetësore të nënës së tij, u ndalua teksa po ktheje bashkë me nënën dhe një familjar tjetër. /Reporteri.net/.