×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtare: Tomor Morina nuk ekstradohet në Serbi

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 17:39

    Ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua në Maqedoninë Veriore, Tomor Morina nuk do të ekstradohet në Serbi.


    Në njoftimin e Gjykatës thuhet se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e tij në Serbi.

    “Duke vepruar me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë të RMV-së, dhe pas shqyrtimit të gjithë dokumentacionit në kërkesë, si dhe duke vlerësuar praktikën e deritashme gjyqësore dhe të drejtën ndërkombëtare, u morr vendimi se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e personit në në Republikën e Serbisë së kërkues për ekstradim”, thuhet në njoftim.

    Vendimi, së bashku me lëndën, sipas nenit 65 alinesë 5 të Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në sferën penale, menjëherë do të dorëzohen në Gjykatën e Lartë të RMV-së për procedurë të mëtejshme.

    Njëherit, masa e paraburgimit kundër Tomor Morinës dhe që është caktuar me propozim të Prokurorisë vazhdon të vlejë deri në vendimin përfundimtar të Këshillit gjyqësor, përkatësisht deri në vendimin përfundimtar nga Gjykata e Lartë e RMV-së.

    Ndryshe, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj gjatë ditë së djeshme e vizitoi Tomor Morinën në burgun e Shkupit dhe pas takimit në rrjetin e tij social ‘Facebook’ shkroi Tomor Morina së shpejti do të kthehet te familja e tij në Kosovë.

    Ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina më 25 korrik u arrestua në vendkalimin kufitar në Bllacë me fletarrest nga INTERPOL-i që e ka paraqitur Serbia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!