×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata serbe merr vendim për Nezir Mehmetajn

    Reporteri
    04 Janar 2020 | 13:44

    Autoritetet e drejtësisë në Serbi kanë marrë vendim për shtetasin nga Kosova, Nezir Mehmetajn.


    Indeksonline mëson se Gjykata në Beograd i ka caktuar masën prej 48 orë për mërgimtarin nga Kosova. Sipas serbëve, ai akuzohet për krime lufte.

    Ndryshe, i arrestuari, Neziri ka afro 30 vite që jeton në Zvicër. Ai kishte ardhur në Kosovë për shkak se nëna e tij ishte e sëmurë.

    Kësisoj, ai kishte nisur për Beograd për t’ia bërë analizat. Mirëpo, kur po kthehej në Kosovë, ishte ndalur në kufi nga doganierët serbë, duke i thënë se gjendet në ‘Stop listë’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!