×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata sot vendos për të dyshuarin nga Tropoja që tentoi ta masakrojë një familje të tërë

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 11:54

    I dyshuari për vrasjen e rëndë në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, Vilson Imeraj, sot do të përballet me drejtësinë. Ndaj tij rëndojnë vepra e vrasjes dhe e tentim vrasjes.


    Gjykata sot do të vendosë për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

    Ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Bardhaniq të Gjakovës mëngjesin e së martës, ka një të dyshuar.

    Vilson Imeraj nga Tropoja dyshohet se ka therur me thikë tre anëtarë të familjes Mulaj.

    Ndue Mulaj mbeti i vdekur në vend, ndërkaq bashkëshortja dhe djali i tij mbetën të plagosur.

    Ndaj të dyshuarit, Vilson Imeraj sot pritet të caktohet masa e paraburgimit. Këtë për Express e ka konfirmuar prokurori i rastit, Ali Uka.

    Ai tha se gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

    “Po, dje kam kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarin. Sot do të mbahet seanca”, ka thënë Uka.

    Ndaj Imerajt rëndojnë dy vepra penale, ajo e vrasjes dhe e tentim vrasjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!