Gjykata Speciale po vazhdon edhe sot bastisjet në Prishtinë.
Gazeta Online Reporteri.net mëson se është duke u bastisur shtëpia e Artan Behramit, ish-këshilltarit të Hashim Thaçit sa ishte president.
Të njëjtit, siç mëson Reporteri.net i është konfiskuar telefoni.
Kujtojmë se bastisje gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe në shtëpitë e ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shala e Bashkim Smaka.
Kjo bastisje po ndodh një ditë pasi Behrami përmes një statusi në Facebook ka kritikuar Gjykatën Speciale se po dënon vetëm shqiptarët, duke e quajtur atë fashiste.
“Gjykata Speciale është fashiste, sepse përndjek, arreston dhe dënon vetëm shqiptarët.
Prokuroria është në panik! Po humb çdo betejë juridike! Ndërsa, gjykata në përpjekje për të ndihmuar prokurorinë, seancat tragjike-komike po mundohet t’i mbulojë me spektakle.
Bastisja e shtëpive të kolegëve, Blerimit dhe Bashkimit, është skandaloze dhe e paprecedent! Blerim Shala ka qenë pengesë vetëm për regjimin e Millosheviqit dhe ky regjim e kishte arrestuar atë disa herë. Për katër dekada, Shala ka qenë njëra ndër figurat intelektuale që ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm në rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim!
Ndërsa, Bashkim Smakaj është ndër njerëzit më profesionist që njoh në fushën e sigurisë, njeri që ka ndërtuar shumë institucione të sigurisë në Kosovë nga themelet!”, shkroi ai ndër të tjera gjatë ditës së djeshme. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.