×
  • Lajme
  • Lajme / Procesi gjyqësor në Hagë

    Gjykata Speciale deri më tani ua lejoi vetëm 13 vizita të akuzuarve

    Reporteri
    14 Mars 2025 | 7:29
    Gjykata Speciale në Hagë

    Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ditën e djeshme ka qëndruar për vizitë tek babai i tij i sëmurë i shtrirë në Klinikën Interne të QKUK-së.

    Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle të enjten në konferencën e rregullt me gazetarë ka thënë se për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake udhëzuan Zyrën Administrative të mundësojnë vizitën si i paraburgosur të Hashim Thaçit në Kosovë për t’u takuar me babain e tij.

    “Në tërësi, kjo është vizita e 13-ë nën ruajtje e një të paraburgosuri në Kosovë e mundësuar nga Zyra Administrative për arsye humanitare”, tha ai.

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi qëndroi në Kosovë të enjten,  për herë të tretë që nga 5 nëntori i vitit 2020 kur u arrestua nga Gjykata Speciale vizitoi Kosovën.

    Ai  erdhi edhe ditën e djeshme për të njëjtën arsye, vizitë prindërve të sëmurë rëndë.

    Thaçit iu lejua vizita te i ati pas dy refuzimeve  e nën masa të rrepta sigurie.

    Thaçi për tri orë qëndroi pranë babait që po lëngon nga një sëmundje e rëndë, Për vizitën e Thaçit në Kosovë, nga Dhomat e Specializuara në Hagë thanë për Gazetën Online Reporteri.net se arsyeja e lejimit ishte bindëse humanitare.

    “Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, kishte thënë zëdhënësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Michael Doyle për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!