×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin ish-presidentit Thaçi

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 21:35

    Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.Vendimi është marrë sot nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou.


    Në këtë formë, gjyqtari francez paraprak ka injoruar garancën e ofruar nga dy shtete për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

    Madje, njëra nga shtetet garantuese është edhe direkt kontribuese në Dhomat e Specializuara të Gjykatës.

    Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

    Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

    Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezentuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!