Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kundërshtuar garancinë e Policisë së Kosovë për lirimin me kusht ndaj presidentit Hashim Thaçit, i cili po mbahet në Hagë.
Një nga arsyet që Zyra e Prokurorit të Specializuar përdorë në këtë refuzim lidhet ndërhyrja në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara.
Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar radhitin edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut këtë verë dhe krimet e supozuara se janë bërë e goditur mes Gucati dhe Haradinaj, të gjitha këto tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon.
E një tjetër arsye lidhet sa i përketë lirimit të Thaçit edhe me pasigurinë dhe frikën e dëshmitarëve të rastit.
“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokumetet Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Një nga arsyet e përdorura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar është edhe një fotografi të Thaçit me ish-drejtorin e Policisë së Kosovë, Rashit Qalaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.