Ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me vendimin e PZAP-it për të urdhëruar KQZ-në që të numërojë 392 pakot e ardhura me vonesë nga diaspora është refuzuar nga Gjykata Supreme.
Kjo parti politike ishte ankuar në Supreme duke i kërkuar kësaj gjykate që të vendoste si në rastet e mëhershme, kur kishte urdhëruar numërimin e pakove të ardhura me vonesë nga diaspora.
Në vendimin e marrë e që e ka siguruar Kohavisioni, thuhet se ankesa në fjalë është e pabazë.
“Gjykata Supreme, pranon në tërësi si të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-it lidhur me hedhjen sit ë palejuar të ankesës të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas të cilës në këtë fazë të procesit zgjedhor, nga ankuesi është kërkuar që gjithsesi të verifikohen dhe numërohen edhe këto 392 pako të fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës. Një ankesë e tillë pa dyshim dhe sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme është e pas afatshme, kjo ngase ajo nuk është paraqitur para publikimit të vendimit të KQZ-së lidhur me rezultatin përfundimtar zgjedhor, ose 24 orë pas publikimit të rezultateve përfundimtare më datë 7 nëntor 2019, por kjo ankesë është paraqitur 15 ditë pas publikimit të këtij rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve…”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e Supremes.”