×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Themelore në Gjilan redukton stafin, trajtohen vetëm rastet urgjente

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 11:43

    Gjykata Themelore në Gjilan, pas situatës së fundit me pandeminë Covid – 19, ku është rritur numri i të infektuarve, ka marr vendim që të reduktohet numri i gjyqtarëve dhe stafit administrativ.


    “Duke ju përmbajtur rekomandimeve të Institutit të Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) dhe Planit Emergjent për Menaxhim Krizash të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është marr vendim që në Gjykatë të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, vetëm rastet me paraburgime”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Ndërkohë, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil, të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, siç janë urdhërmbrojtjet dhe masat e përkohshme – masat siguruese.
    Zyrtarët e gjykatës do të vazhdojnë të punojnë rastet kur është e mundur dhe e lejuar me ligj të punohet në mënyrë elektronike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!