×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata thotë se paraburgimi për babain e Albert Krasniqit është masë adekuate: Mund t’i fsheh provat dhe të ndikojë tek familjarët

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 11:38

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit për një muaj ndaj Skender Krasniqit, që dyshohet se vrau djalin e tij Albert Krasniqi.


    Sipas gjyqtarit të procedurës paraprake,  masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që sipas tij ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!