Andres Parmas nuk do të jetë më gjykatës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi 42-vjeçari është emëruar Prokuror i Përgjithshëm i Estonisë.
Parmas, i cili ka punuar në Kosovë edhe me misionin e EULEX-it më 2013, ndodhej në përbërjen e 18 gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ku ishte punësuar në vitin 2017.
Megjithatë, Parmas nuk do të vazhdojë të mbetet gjykatës në Gjykatën Speciale për Krime Lufte, raporton Insajderi.
Qeveria e Estonisë e ka emëruar Andres Parmasin Prokuror të Përgjithshëm të enjten, pasi mandati i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Lavly Peling, përfundoi në tetorin e vitit të kaluar.
Në të kaluarën, ai ishte mësimdhënës i kurseve të ndryshme në Universitetin e Tartusë (Tartu) në Estoni, në të drejtën penale, parimet e të drejtës penale ndërkombëtare dhe zbatimin e tyre në të drejtën vendore.
Nga janari 2003 deri në qershor 2013, ai kishte punuar si referent juridik në Gjykatën Supreme të Estonisë.
Gjithashtu ai ka punuar për EULEX-in si jurist, ku nga qershori 2013 deri në qershor 2014 u caktua në Gjykatën e Apelit në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.