×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjyshinca i VV-së thotë se të drejtat dhe dinjiteti i palestinezëve po shkelen

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 13:31

    Deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca është solidarizuar me popullin palestinez, pas tensioneve të fundit dhe konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës.


    Gjyshinca ka shkruar se të drejtat dhe dinjiteti njerëzor i palestinezëve po shkelen dhe se bashkë me të po shembet edhe legjitimiteti i “institucioneve ndërkombëtare” nga heshtja dhe mos reagimi.

    “Sot, le të provojmë ta shohim botën me sytë e fëmijëve palestinezë!
    Të drejtat dhe dinjiteti i tyre njerëzor po shkelen. Bashkë me të po shembet edhe legjitimiteti i “institucioneve ndërkombëtare” nga heshtja dhe mos reagimi.
    Andaj sikur nga askush tjetër nga ne, të persekutuarit e dikurshëm, përfshirë këtu edhe vet popullin hebre, kërkohet të tregojmë solidaritet dhe empati njerëzore”, ka shkruar ai në një reagim në llogarinë e tij në Facebook.

    Përpos Gjyshincës, për konfliktin në mes të Izraelit dhe Palestinës, gjatë ditës kanë reaguar edhe disa deputetë të Vetëvendosje.

    Tensionet në mes të forcave të rendit të Izraelit dhe palestinezëve kanë nisur në xhaminë Al-Aqsa, ku kanë mbetur qindra të lënduar pas përplasjeve të dhunshme mes palëve.

    Lidhur me dhunën dhe konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës ka pasur reagime të shumta edhe nga institucione ndërkombëtare dhe nga shtete të ndryshme që kanë kërkuar qetësimin e situatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!