Rreth gjysmë milioni euro të buxhetit të shtetit kanë shkuar brenda dy vjetësh vetëm në paga dhe mëditje të “armatës politike” të rekrutuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjatë së cilës kohë në këtë institucion janë ndërruar tre ministra, e bashkë me ta edhe këshilltarë politikë dhe zyrtarë të tjerë. Në paga kanë shkuar 418.144.51 euro, kurse në mëditje 38.223.63 euro të tjera.
Të dhënat janë siguruar në pasqyrën e shpenzimeve që ky dikaster qeveritar e ka vënë në dispozicion, pas një kërkese për qasje në dokumente publike të bërë nga “Koha Ditore”. Qasja nuk është ofruar brenda afatit ligjor. Të dhënat janë siguruar vetëm pas një anekse që gazeta ka bërë në Institucionin e Avokatit të Popullit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shpenzimet e ofruara janë të pjesshme. Në to nuk janë përfshirë edhe harxhimet e bëra gjatë periudhës shtator-dhjetor 2017. Ndërkaq nga janari i 2018-s e deri në gusht të 2019-s shpenzimet e bëra nga të emëruarit politikë në këtë dikaster qeveritar kanë mbërritur në 579.909.85 euro.
Sikurse në asnjë institucion tjetër, në Ministrinë e Punëve të Brendshme më shumë se gjysma e shpenzimeve janë bërë për paga.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.