Lëvizja Vetëvendosje që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nesër do të bëjnë edhe një provë për protestë në shesh të Prishtinës, të cilën po e quajnë performancë.
Kësaj here në të do të marrin pjesë deri në 5 mijë persona, kurse siç kanë thënë nga VV protesta do të vëzhgohet nga 200 aktivistë të saj.
E në zyret e Vetëvendosjes përgatitjet për organizimin e nesërm tashmë po bëhen. Ata kanë paralajmëruar një të enjte të nxehtë, shkruan Reporteri.
Në një fotografi të publikuar nga ish-kandidati për deputet në LVV, Valdrin Ahmeti, shihet ministri në Detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, Arbër Zaimi, anëtar i kryesisë dhe disa anëtarë tjerë të kësaj partie.
“Te enjtet janë njëfarë nxemje ne Prishtine ?”, ka shkruar Ahmeti.
Kujtojmë se protesta e VV-së ndërlidhet me një vendim të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese, që do t’i jepte të drejtë LDK-së për formimin e qeverisë, e që VV po kërkon me ngulm që të shkohet në zgjedhje të reja. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/valdrinahmeti.v/posts/10158332932813541
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.