×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufca blen banesë të re në vlerë 44 mijë euro

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 12:52
    Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

    Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka blerë një banesë të re në vitin 2021. Këtë gjë e ka treguar vet Konjufca në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

    Banesa e re e Konjufcës është 59 metra katror dhe i ka kushtuar 44 mijë euro.

    Këtë banesë, kreu i Kuvendit ka thënë se e ka blerë me kursime dhe kredi. Numri i banesave që ka në pronësi Konjufca ka shkuar në dy, derisa e ka raportuar edhe një të tretë që është në emër të prindit të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!