×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufca injoron mediat, nuk e thotë asnjë fjalë pas mbledhjes

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 13:20

    Kryetari i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka refuzuar sot të deklarohet për media.


    Ai nuk foli para gazetarëve, kur përfundoi mbledhja e parë e Kryesisë së re të Kuvendit.

    Ndonëse gazetarët kanë insistuar të marrin një prononcim të tij, ai refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të tyre.

    Ndërkohë, pas mbledhjes së Kryesisë para mediave është prononcuar vetëm Memli Krasniqi i PDK-së, i cili pati kritika për Albin Kurtin, të mandatuarin për kryeministër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!