×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufca: Ju tregoj sa përqind do t’i fitojë VV në zgjedhje

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 23:32

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se subjekti të cilit i takon është opsioni i vetëm për qytetarët e Kosovës.


    Në emisionin ‘Pressing’ në T7, Konjufca ka thënë se VV është opsioni absolut, transmeton Reporteri.net.

    “Qytetarët e kanë parë këtë dhe po vendosin. Në këto rrethana nuk besoj që ka parti tjetër që vlen të votohet”, tha ai.

    Konjufca po ashtu tha se kjo nuk po kundërshtohet as nga partitë tjera.

    “Zyrtarët e partive tjera po e thonë këtë. Zyrtarë të PDK’së po e pranojnë që jemi të parët ndërsa për vete po thonë se janë të dytët. Veliu tha para disa ditëve se nuk beson që do ta kalojmë 50% por e pranoi që jemi të parët. Edhe Pal Lekaj tha këtë. Ju tregoj sa përqind do t’i fitojmë ne zgjedhje. Presim të fitojmë deri 50% të votave”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!