Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku janë betuar deputetë e legjislaturës së shtatë dhe është zgjedhur kryetari i Kuvendit.
Kryeparlamentar i ri i Kuvendit të Kosovës me shumicë votash është zgjedhur Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, shkruan Reporteri.net.
Konjufca pas zgjedhjes në krye të Kuvendit të Kosovës ka falënderuar deputetët e legjislaturës së shatë të Kuvendit të Kosovës, duke premtuar se do ta kryejë detyrën me përgjegjësi dhe nder, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Kosovës.
Ai ka falënderuar edhe qytetarët e Kosovës për besimin e dhënë.
“Ne qysh në fillim duam të ju falendërojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë, ju falenderojmë që na besuat këtë detyrë, ne ju garantojmë që edhe si kryesi që do t’i kryejmë detyrat tona ashtu sci kërkohet me shumë nder sipas kushtetutës sonë që është në fuqi. I falenderojëm ambasadorët e pranishëm në këtë seancë dhe të gjithë mysafirët të cilët na kanë nderuar me praninë e tyre në këtë seancë konstituive”, tha ai. /Reporteri.net/.
Albin Kurti “shah-mat” ndaj LDK-së, Konjufca zgjedhet kryetar i Kuvendit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.