Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, thuajse në çdo paraqitje televizive por jo vetëm hedh akuza të ndryshme në drejtim të ish-shefit të tij Albin Kurti dhe ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.
Për këtë është pyetur së fundmi Glauk Konjufca, i cili fare nuk ka dashur të deklarohet lidhur me akuzat që ua bën Molliqaj, duke thënë se nuk ka kohë të merret me kreun e PSD-së.
“Dardan Molliqaj krejt kohën e botës e ka me u marre me Vetëvendosjen. Kam punë tjera, nuk kam kohë me u marrë me Dardan Molliqajn”, ka thënë Konjufca të martën mbrëma në T7, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se Molliqaj edhe të dielën mbrëma në REPORTERI/INTERVISTA drejtori një mori akuzash ndaj Kurtit dhe VV-së.
Molliqaj ka kritikuar kreun e VV-së, për mosreagim ndaj aktakuzës së ngritur ndaj Hashim Thaçit.
Molliqaj ka thënë se Kurti shkruan statuse në rrjetet sociale edhe kur gruaja e tij boton ndonjë libër, por nuk ka reaguar për presidentin.
/Reporteri.net/.