×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Glauk Konjufca shkarkon balldëskën e Sylejman Selimit

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 15:16

    Ministri në detyrë i MPJ-së, Glauk Konjufca, ka marrë vendim që ta shkarkojë nga detyra edhe motrën e gruas së ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit, vetëm dy ditë pasi ajo e kishte kritikuar, kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.


    Fshesës së ministrit në detyrë të MPJ-së, Glauk Konjufcës, nuk i kanë shpëtuar as familjarët e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit e cila ishte pjesë e stafit diplomatik të Ambasadës së Kosovës në Holandë.

    Ky veprim nga shefi i diplomacisë, vjen pasi që gruaja e Sylejman Selimit, kishte kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

    “Ti nuk ishe për ndryshim. Ti nise ta luash rolin e perëndisë’, kishte shkruar Kimete Selimi dy ditë më parë, shkruan gazeta metro.

    Yllka Gecit, e cila është motra e bashkëshortes së Sylejman Selimit, që si staf diplomatik ishte pjesë e Ambasadës së Kosovës në Holandë, i ka shkuar tashmë vendimi i Konjufcës për t’u kthyer në fund të qershorit.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!