×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufcës nuk i pëlqen termi “kryesues i seancës”, i reagon deputetes së VV-së

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 11:16

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkaktuar sot të qeshura në seancën ku po diskutohet lidhur me shqyrtimin e Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”.


    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku teksa e mori fjalën, Konjufcës iu drejtua me kryesues të seancës.

    “Përshëndetje për kryesuesin e seancës, kabinet qeveritar, koleg deputetë, media të shkruara..”, ka thënë Sadiku.

    I menjëhershëm ishte reagimi i Konjufcës, që ia rikujtoi asaj që është kryetar i Kuvendit dhe jo kryesues i seancës.

    “Unë jam kryetari Mirlindë”, ia ktheu Konjufca.

    Pas kësaj deklarate të Konjufcës, deputetja e VV-së i kërkoi falje atij.

    “Um fal kryetari pra”, tha Sadiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!