×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditet grupi kriminal në Fier, katër të arrestuar, trafikonin armë edhe nga Kosova

    Reporteri
    03 Qershor 2025 | 10:50

    Një grup kriminal është goditur nga Policia e Fierit, i dyshuar për trafik armësh dhe përfshirje në kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

    Në kuadër të operacionit, janë arrestuar katër persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

    Sipas policisë, grupi kriminal vepronte në disa qytete të vendit dhe në disa raste siguronte armë zjarri edhe nga Kosova.

    Nga hetimet rezulton se përveç trafikimit të armëve, ata merreshin edhe me kultivimin dhe shitjen e kanabisit,” njoftoi policia, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë aksionit u ushtruan 8 kontrolle në subjekte biznesi dhe 2 kontrolle në ambiente të dyshuara si vende magazinimi armësh. Janë sekuestruar:

    4 mijë bimë narkotike (2 mijë në parcelë dhe 2 mijë në kubikë)
    5 mijë fara kanabisi
    3 armë zjarri automatike
    2 armë gjahu
    Mbi 600 fishekë
    Policia po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!