Policia në Shqipëri ka njoftuar se ka goditur grupin kriminal me pjesëtarë shtetas të Kosovës e të Shqipërisë, duke arrestuar 6 persona.
Po ashtu janë sekuestruar 15 dokumente të huaja dhe shqiptare që dyshohet se janë false.
“Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, K. G., 57 vjeç, banues në Prizren, dhe G. L., 28 vjeç, banues në Kaçanik. Gjithashtu, u ndaluan me iniciativë shtetasit K. D., 56 vjeç, L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë.”
Ata dyshohet se falsifikonin dokumente të ndryshme me qëllim shitjen e shtetasve që synonin të lëviznin ilegalisht, drejt shteteve që kërkojnë viza.
Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:
-3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane;
-2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane,
-1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze;
-1 leje drejtimi rumune;
-1 kartë identiteti shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.