Një qytetar nga Gjakova ka raportuar në polici se një pjesë e shtëpisë së tij është goditur nga një predhë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku edhe ka gjetur një predhë e armës së zjarrit.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga një predhë është goditur një pjesë e shtëpisë së tij. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë e armës së zjarrit. Rasti vazhdon të hetohet.”
Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe gjuajtje me armë zjarri”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.