Një aksident me lëndime të rënda ka ndodhur sot në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.
Policia e Kosovës njofton se një këmbësore është goditur nga një veturë derisa ishte duke kaluar rrugën jashtë shenjave te kalimit për këmbësorë
E njëjta pësoi lëndime trupore dhe është dërguar për në Spitalin Rajonal, e më pas spitali i Prizrenit dërgohet për në QKUK Prishtinë për tretman të me tutjeshëm mjekësor.
“Sot me datë 29.11.2024 rreth orës 09:30 është raportuar për një aksident trafiku, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësorja ka qene duke e kaluar rrugën jashtë shenjave te kalimit për këmbësor dhe është goditur nga një automjet me targa vendore.
Si pasoj e aksidentit këmbësoreje pëson lëndime trupore dhe me automjetin e emergjencës është dërguar për në Spitalin Rajonal në Prizren dhe sipas mjekut kujdestarë këmbësorja kishte pësuar e lëndime te renda dhe nga spitali i Prizrenit dërgohet për ne QKUK Prishtinë për tretman të me tutjeshëm mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë ne Prizren dhe me urdhër te Prokurorit vozitësi i automjetit ndalet për 48 orë, rasti po hetohet nga Njësiti i Trafikut Rajonal në Prizren”, njofton Policia e Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.