×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditet nga vetura një këmbësore në afërsi të EULEX-it

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 19:19

    Një këmbësore është soditur nga vetura në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë.

    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40 në afërsi të EULEX-it, ndërkaq këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 17:40, në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

    Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!