×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitësit e TEB Bankës mbanin kallashnikov, sëpatë e çekan

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 13:03

    Në tentim-grabitjen e sotme të bankës TEB në Çagllavicë kanë marrë pjesë katër persona të pajisur me armë zjarri dhe me mjeta tjera të rënda.

    Nga burime në vendin e ngjarjes, Klan Kosova mëson se ata ishin me një veturë nga e cila dolën vetëm tre prej tyre.

    Njëri nga ta kishte kallashnikov, derisa dy të tjerët ishin më sëpatë dhe çekan. Që të katër arritën të ikin, kur personeli i sigurimit i mbylli të gjitha dyert e bankës.

    Në pikë të ditës, provohet të grabitet TEB Banka në dalje të Prishtinës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!