×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Grabitet një bankë në Prishtinë, policia jep detaje

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 10:10

    Dje rreth orës 16:40, ka ndodhur një grabitje me armë në njërën nga bankat në Prishtinë, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


    Punëtorja e bankës ka njoftuar policinë se dy persona të armatosur njëri me thikë dhe tjetri me revole i kanë grabitur para dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

    Nga ky rast nuk është raportuar për të lënduar.

    “Ankuesja femër kosovar punëtore e bankës ka njoftuar se dy persona të panjohur të armatosur njëri me thikë dhe tjetri me revole i kanë grabitur para dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!