×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitet një pikë karburanti në Podujevë, nën kërcënimin e thikës hajni mori 900 euro

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 11:14

    Në Kosovë janë shtuar grabitjet. Dje në Podujevë është plaçkitur një pikë e karburanteve, ku nën kërcënimin e thikës janë marrë 900 euro, shkruan Reporteri.net.


    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

    “Viktima ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, një person i dyshuar me maskë dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur para të gatshme 900 € dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, nuk raporton për të lënduar por janë duke kërkuar personin e dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policiës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!