×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitja e armatosur në Mitrovicë, Policia angazhon edhe qentë për kapjen e personit

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 22:44

    Një person i armatosur dhe i maskuar ka grabitur një shumë të parave në një pompë derivatesh në Kçiq të Mitrovicës.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Ai ka njoftuar se deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

    “Sonte, rreth orës 18:00, nga ana e tre ankuesve, punëtor në një pompë derivatesh në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosje e armës ka grabitur një shumë të parave. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për t’ lënduar”, ka thënë Zahiti.

    I dyshuari është ende në arrati, ndërsa Policia ka angazhuar edhe qentë për kërkimin e tij, raporton klankosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!