Dy të dyshuarit për grabitjen që ka ndodhur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë kanë dalë para Gjykatës së Prizrenit një ditë pas arrestimit të tyre.
Prokuroria e Prizrenit po i ngarkon me veprën penale – dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes.
Prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim për dy të dyshuarit. Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen e argjendarisë në Suharekë. Kallxo.com merr vesh se të pandehurit janë A.B. dhe F.T.
Ata janë arrestuar në lidhje me grabitjen e armatosur që ka ndodhur në një argjendari në qendër të Suharekës më 22.11.2023.
Në këtë incident një polic është plagosur nga të dyshuarit dhe një tjetër ka pësuar lëndime.
Vlera e arit të grabitur nga katër të dyshuarit llogaritet të jetë mbi 200 mijë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.