×
  • Lajme
  • Lajme / Grabitja e argjendarisë

    Grabitja e armatosur në Suharekë, gjashtë të arrestuarve u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

    Reporteri
    05 Janar 2024 | 13:42

    Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, Bujar Basha, Besart Istrefi dhe Leutrim Cakollit. Herën e parë paraburgimi prej një muaji të arrestuarve u ishte caktuar më 1 dhjetor 2023.

    Vendimi është marrë më 28 dhjetor 2023 derisa masa e paraburgimit iu është caktuar deri më 29 shkurt 2024.

    Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.

    Recidivistin e 6 grabitjeve gjykata e dënoi vetëm me gjobë 1300 Euro për një rast vjedhjeje, vite më pas ai u përfshi në grabitjen e armatosur në Suharekë

    Edhe Trim Barakut i është vazhduar paraburgimi i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje.

    Ndërkohë, paraburgimi u është vazhduar edhe Fatmir Tahirit dhe Albin Beqirit, të cilët dyshohen për dhënie të ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale.

    Të arrestuarit për grabitjen e armatosur në Suharekë po dyshohen se tentuan ta kryejnë edhe një të ngjashme në Ferizaj

    Ndaj Tahirit dhe Beqirit është vazhduar masa e paraburgimit deri më 25 shkurt 2024.

    Ditën kur ndodhi grabitja, u njoftua se një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime.

    Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro, grabitje kjo që ndodhi pasditen e së 22 nëntorit 2023 në një argjendari në Suharekë. /Betimi për Drejtësi

    Një muaj paraburgim për katër të arrestuarit për grabitjen në Suharekë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!