×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitje e armatosur në ‘EX FIS’ në Prishtinë, vidhen 2500 Euro

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 15:36

    Pika e karburanteve ‘EX FIS’, në magjistralen Prishtinë-Graçanicë, ka qenë cak i një plaçkitje të armatosur, mbrëmë rreth orës 03:00 të mëngjesit.


    Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar se një person me maske dhe i armatosur ka hyrë në pompën e derivateve, duke ua drejtuar armen punëtoreve që ndodheshin aty.

    Nën kërcënimin e armës, siç mëson Reporteri.net, grabitësi ka marrë rreth 2500 Euro, në “EX FIX”, dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

    Rasti po trajtohet nga Policia e Kosovës si “Grabitje e Armatosur”.

    PK kanë konfirmuar për Reporteri.net se kryesi i kësaj grabitje nuk ka arritur ende të identifikohet nga ana e tyre. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!