×
  • Lajme
  • Lajme / Flet zëdhënësja

    Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, Policia jep detaje

    Reporteri
    13 Shkurt 2025 | 16:46

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    Ahmeti ka bërë me dije se një i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash. I njëjti ende nuk është identifikuar.

    “Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.  Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash. Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Ahmeti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!