Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pomë derivatesh në Prishtinë të enjten rreth orës 22:30.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim bëhet e ditur se dy persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur që të grabisin para në shumë prej 400-500 euro.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve, dy persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur në shumë parash prej 400-500€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur.”, thuhet në raport.
Rasti vazhdon të hetohet. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.