Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 22:00 në lagjen “Bregu i diellit” në Prishtinë në njërin prej marketeve të rrjetit Conad, shkruan Reporteri.net
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Ju konfirmoj se rreth ores 21:40, Policia ka pranuar informatën se në Bregun e Diellit ne Prishtinë në një market është kryer një grabitje”, tha ai.
Hoxha ka treguar se njësitet policore kanë dalë në atë lokacion dhe sipoas informacioneve grabitësit e armatosur kanë pasur edhe maska.
“Sipas informacioneve fillestare, personat e përfshirë në grabitje dyshohet të kenë qenë të armatosur dhe në kokë kishin të veshur maska. Policia po ndërmerr veprime operacionale dhe hetime intenzive janë në proces për të sqaruar edhe rrethana të tjera lidhur me rastin”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.