×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitje me armë në Drenas

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 18:00

    Rreth orës 16:30 në Drenas, saktësisht në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje e armatosur.


    Një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Reagimi i shpejtë i Policisë dhe bashkëpunimi i mirë me qytetarët ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

    Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!