×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Detaje

    Grabitje në Fushë Kosovë, nën kërcënimin e armës një burrri ia marrin paratë

    Reporteri
    09 Prill 2025 | 23:03

    Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë, ku një burri i janë marrë një shumë e parave.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    “Sot rreth orës 08:30, kemi pranuar informatën për një rast grabitje që ka ndodhur  në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, (dyshohet të ketë ndodhë rreth orës 06:30), ku ankuesit me forcë nën kërcënimin e armës i janë marrë një shumë e parave. Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka thënë Ahmeti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!