×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitje në Gjilan, dy persona të maskuar ia marrin çantën me para një qytetari

    Reporteri
    05 Prill 2023 | 13:48

    Mëngjesin e mërkurës në Gjilan dy persona të maskuar kanë grabitur një person tjetër duke i marrë kështu një çantë me një shumë të konsiderueshme parash, shkruan Reporteri.net.

    Në komunikatën e policisë thuhet se fillimisht personat e maskuar kanë përdorur sprej ndaj viktimës.

    “Policia e Kosovës ne Gjilan sot me datën 05.04.2023 rreth orës 08:45 është informuar për një  rast
    grabitje i ndodhur në rrugën ,,Idriz Seferi’’ në Gjilan. Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se dy persona të maskuar duke përdorur spray, kanë arritur që viktimës shtetas i Kosovës të ia grabisin një qante në cilën kishte  një shumë të konsiderueshme të parave. Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatën e policisë.

    Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar “Grabitje”, të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rastit po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjilan./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!