×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitje në një shtëpi në Shtime: Njëri nga hajdutët mbetet i vdekur, plagoset pronari

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 10:52

    Një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur gjatë një tentative për grabitje në Lagjen e Pajtimit në Shtime.


    Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini, ka konfirmuar për klankosova.tv se i vdekur në vendngjarje ka mbetur njëri prej grabitësve, kurse i plagosur është pronari i shtëpisë që ka qenë cak i hajnave.

    “Dyshohet se disa persona kanë hyrë për të grabitur në një shtëpi dhe gjatë tentativës kanë hasur në pronarin e saj të cilin e kanë plagosur në këmbë. Gjatë tentativës për të ikur grabitësit, pronari i shtëpisë dhe vëllai i tij u janë vënë në ndjekje ku dhe kanë arrit që ta ndalin njërin prej tyre”, ka thënë Hajdini.

    “Nga plagët që i janë shkaktuar me shkopinj i dyshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Identiteti i viktimës nuk dihet pasi që nuk ka poseduar me vete dokumentacion. Mosha e tij sillet të jetë rreth 40 vjeç”.

    “Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. I plagosuri – pronari i shtëpisë është dërguar për trajtim mjekësor, kurse vëllai i tij është arrestuar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!