×
  • Lajme
  • Lajme

    “Grafite fyese në muret e shtëpisë së familjes së Adelina Graincës”, reagon deputetja e VV-së

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 23:23

    Pjesët e murit rrethues të shtëpisë ku banon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, disa persona të panjohur kanë shkruar një grafit fyes me katër fjalë: “BIJAT I SHESIM, VOTAT I QESIM”.


    Grafiti me përmbajtje seksiste, i shënuar në murin rrethues të shtëpisë së familjes Grainca në Ferizaj, shpreh urrejtje ndaj ligjvënëses shqiptare, vota e së cilës përcaktoi zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente më 4 prill.

    E lidhur me këtë, ka pasur reaguar deputetja e VV-së, Arjeta Fejza, e cila këtë logjikë e ka quajtur seksite.

    Postimi i plotë i saj:

    “Bijat i shesim”

    Kjo është logjikë seksiste. Jo e re në skenën tonë politike e publike.

    Kur flitet për gratë pothuajse përherë mohohet subjektiviteti.

    Vajzat, gratë nuk janë objekt i shitjes, dhe tentimi me e promovu një gjë të tillë është kriminal.

    Kjo është e papranueshme dhe nuk ka të bejë me kritikë për qëndrim politik, ky është ofendim mbi bazën gjinore.

    Kjo është denigruese për çdo vajzë\grua.

    Grafitet tek shtëpija e deputetes Adelina Granica janë të turpshme

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!